KryesoreLajme

Gjykata vendos përgjegjësinë e Kuririt për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve në Serbi

Pas gjashtë vjetësh gjykim, Gjykata e Apelit në Beograd, në rastin e Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut kundër Kuririt, i cili sipas ligjit është shpallur si emergjent, e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd dhe vendosi përgjegjësi ndaj redaktorit “Kurir.info” për gjuhën e urrejtjes ndaj pakicës kombëtare shqiptare.

Sipas njoftimit për media nga ky Komitet, përgjegjësia e redaktorit u përcaktua pasi nuk ka parandaluar botimet e komenteve që rrisin tensionet mes qytetarëve të Serbisë, ku në këtë mënyrë pakica kombëtare vendoset në një pozitë të palakmueshme.

Qindra komente diskriminuese, në mesin e të cilave ishin të tilla si: “I drejtë është shqiptari. Nuk do të çuditesha nëse një i tillë ishte i përfshirë në shitjen e organeve të viktimave serbe. Për shkak të njerëzve të tillë, në 50 vjetorin e Shën Savës do të valojë flamuri shqiptar. Vëllezërit serbë, zgjohuni…”; “Këtu janë tifozët për tifozët, por jo për ta rrahur njëri-tjetrin. Kjo duhet të jetë detyra e tyre e shtëpisë”; “Këtë budalla duhet integruar në themelin e një ndërtese të ardhshme”, transmeton Koha.net. Të gjitha këto komente janë shkaktuar nga artikulli “Turp: Drejtori Çedin festoi Ditën e Flamurit shqiptar”, i cili është publikuar në nëntor të vitit 2012 në portalin “Kurir info”.

Gjithnjë sipas këtij njoftimi, Gjykata konstatoi se teksti i diskutueshëm, në vetvete, nuk përmban gjuhë të urrejtjes, duke vlerësuar se autori i tekstit nuk kishte ndërmend të shkaktonte urrejtje. Ligji që ndalon diskriminimin nuk parashikon që qëllimi është i nevojshëm për të vërtetuar ekzistencën e një gjuhe urrejtjeje. Këto komente vërtetojnë se teksti ka shkaktuar dhe zgjeruar urrejtjen dhe është një tregues i qartë se pse, dhe sipas ligjit, qëllimi i autorit është tërësisht i parëndësishëm, gjë që gjykata nuk arriti ta përcaktojë.

Pozita e pakicave kombëtare në Serbi kushtëzohet nga nevojat e përditshme politike, prandaj shumë anëtarë të grupeve të pakicave përballen me diskriminimin në baza ditore. Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut e kreu këtë procedurë me qëllim të transmetimit të një mesazhi në mediat publike për përgjegjësinë e tyre për krijimin e një klime të palakmueshme sociale ndaj pakicave.