Lajme

Kurti: Po më thërrisni “Albin baba” sepse po doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë

Kryeministri Albin Kurti, me gojën plotë entuziazëm u tha qytetarëve se po e thërrasin “Albin Baba” sepse po duan t’ia japin fëmijët e tyre për t’ua rritur ai.

Këtë deklaratë skandaloze, Kurti e bëri gjatë një tubimi në Hajvali të Prishtinës, të mërkurën.

E kam një farë përshtypje që pikërisht, për shkak se ne do të kujdesemi gjithnjë e më shumë për fëmijët, pikërisht se pse e keni ndërmend me mi dhënë fëmijët e juaj që me ua rrit unë, jeni duke më thënë ‘Albin Baba’”, u shpreh Kurti.

Ai deklaroi më tej se e pranon të ashtuquajturën sfidë, që të rrisë fëmijët e qytetarëve.