Pas vendimit për anulumin e subvencioneve për bujqit e Luginës, reagojnë Sinani, Lutfiu e Mustafi
Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në Serbi ka ka marrë vendim që mjetet e Kosovës dedikuar bujqve të Luginës përmes Këshillit Kombatr Shqiptar të anulohen.
Pas këtij vendimi nga ana e Ministrisë, ka reaguar kryetarja e komunës Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo nëpërmjet një shkrimi vendimin e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dënoi ashpër këtë akt dhe akuzoi qeverinë e Serbisë për diskriminim ndaj shqiptarëve
Po ashtu nuk ka munguar as reagimi i kryetarit të Këshillit Kombëtart Shqiptar, Nevzad Lutfiut, i cili pasi kishe pranuar vendimin për anulimin e subvencioneve u shpreh se KKSH nuk do të ndalet dhe do ta zgjidh mënyrën e duhur për ti ndihmuar bujqit e Luginës.
I menjehershëm ka qenë edhe reagimi i këshilltarit të Besnik Bislimit, Ragmi Mustafi.
Mustafi vendimin e qeverisë së Serbisë e vlerësoi si diskriminues dhe të qëllimshëm. Ai mes tjerash akuzoi kryetarin e APN-së Visar Mehmetin dhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin