OJQ Mel realizon tryzen e me nxënësit e shkollës së mesme “SHMT Presheva”
Në kuadër të projektit “Të bisedojmë dhe ti zgjerojmë njohurit” të financuar nga Trupi Koordinues, shoqata e qytetarëve Melj ka realizur tryzën me nxënësit e shkollës të mesme “SHMT Presheva”.
Në këtë takim ishin të pranishëm nxënës nga nacionaliteti serb, shqiptarë e rom.
Ligjeruesja Shpresa Abdullahu në bashkëbisedim me nxënësit foli për temën e interkulturalitetit, bashkejtesës dhe bashkpunimit të përbashkët mes komuniteteve.
Nxënësit folën poashtu për pëvojat e tyre dhe aktivitetet e tyre të përbashkëta multikulturore. Aktiviteti të cilin ata e kanë pasur së bashku mes serbeve shqiptarëve e romëve ështe “Parlameneti i Shkollës”
Në fund ligjeruesja Abdullahu inkurajoi nxënësit që sa më shumë të kenë aktivitete të përbashkëta mes komuniteteve që sa ma shumë të njohin edhe njëri tjetri.