Të fundit

Aleksandra Kuzmanoviq nga Vranja është kryetarja e re e Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë

Në seancën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, e cila u mbajt më 28 nëntor 2024, u zgjodh kryetari i ri i Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zgjodhi në atë detyrë Aleksandra Kuzmanoviqin nga Vranja. Kuzmanoviq ushtroi profesionin e gjyqtarit në Preshevë.

Aleksandra Kuzmanoviq ka lindur në vitin 1985 në Vranjë dhe ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Beograd në vitin 2012.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në dhjetor të 2012-ës, më pas ka punuar si avokate deri në vitin 2023, kur edhe filloi punën në Preshevë si gjyqtare/preshevacom