Vuçiq: Sulmi në Zubin Potok është kryer me qëllim për t’i rritur rejtingun Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit
Vuçiq numëron arsyet pse ndodhi sulmi në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok
Presidenti i Serbisë iu drejtua qytetarëve përmes mediave në lidhje me rastin e sulmit në Zubin Potok
Sipas Vuçiqit ky sulm është organizuar për t’i rritur rejtingun Kurtit në zgjedhjet e ardhshme
Presidenti Vuçiq ka deklaruar se vetëm 9 minuta pas sulmit Kurti ka kërkuar nga KFOR-i dhe NATO që ushtarët e FSK-së të hyjnë në veri të Kosovës
Sipas Vuçiqit arsyeja tjetër është që pas këtij sulmi Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste dhe në zgjedhjet e ardhshme në vendbanimet serbe të fitojnë “serbët e Kurtit” sepse pa serbët Kurti nuk do ta ketë shumicën në zgjedhjet e ardhme