Lajme

Novi Sad:13 persona humbën jetën nga shembja e stacionit të trenit, nesër ditë zie në tërë Serbinë

Sot rreth orës 11:50 është shembur pjesa e vjetër e objektit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i ambulancave, policisë dhe zjarrfikësve, ndërsa sipas informacioneve të fundit zyrtare kanë humbur jetën tetë persona. Një numër i madh janë të lënduar.