Shkon në 202 numri i të vdekurve në Valencia të Spanjës
Numri i të vdekurve në Valencia të Spanjës ka shkuar në 202 për shkak vërshimeve të mëdha, sipas Qendrës së Koordinimit të Integruar Operacional të Ministrisë së Brendshme (CECOPI).
“Procesi i mbledhjes dhe identifikimit të viktimave vazhdon”, thuhet në një postim në X.
Kjo e çon numrin e të vdekurve në Spanjë në të paktën 205. Dy persona të tjerë vdiqën në rajonin Castilla La Mancha dhe një tjetër në Andaluzi.