Të fundit

Sinani kërkon nga kryeministri Kurti rritje të fondit për Luginën e Preshevës

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani kërkon nga qeveria dhe kryeministri Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës në 4 milionë euro

Postimi i plotë: 👇

Një hap i madh për Luginën e Preshevës!

Sot, pas shkresës që iu drejtova Kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës, u miratua një vendim historik, duke rritur mbështetjen me 4 milionë euro për vitin 2025! Ky fond do të investohet në arsimin, kulturën, sportin, si dhe në sektorët e rëndësishëm të bujqësisë dhe blegtorisë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Me këtë mbështetje, ne do të forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe do të investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë.

Jemi të bindur se me përkushtimin e Qeverisë, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Luginën dhe qytetarët e saj. Bashkë mund të arrijmë gjithçka!