Të fundit

Sulmon policen kufitare, arrestohet një mashkull nga fshati Strezovc i Preshevës

Një mashkull nga fshati Strezovc, A.N. nga komuna e Preshevës, ka sulmuar policen kufitare T.S. derisa ajo ishte duke kryer detyrat e saja zyrtare, kanë thënë sot për Tanjug nga Prokuroria Themelore Publike në Vranjë.

I dyshuari dje ka sulmuar një pjesëtare të policisë, duke e shtyrë me duar, si pasojë e së cilës ajo ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime të lehta.

Prokuroria Themelore Publike ka urdhëruar ndalimin policor të të dyshuarit për veprën penale sulm ndaj zyrtarit në kryerje të detyrës zyrtare nga neni. 323. pika 3. në lidhje me paragrafin. 1. të Ligjit për veprën penale./LUGINALAJMI/