Maqedoni

Kryetari i Federatës së Futbollit Muamed Sejdini rrihet nga persona të maskuar në Shkup

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, është rrahur nga disa persona të maskuar duke dalë nga një restorant në Shkup, raporton “Alsat” të premten.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Federatës, duke thënë se Sejdini u sulmua pasi doli nga restoranti në të cilin kishte takim pune. Nga sulmi pësoi edhe shoqëruesi i tij.

Sipas informacioneve, kryetari i FFMV-së është duke u intervistuar në stacionin e policisë.

Në krye të Federatës, Sejdini është nga viti 2019.