Lajme

Musliu: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rreme, sot të vetmen kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje po bënë mrekulli

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se kushtet e Vuçiqit dhe ish kushtet e Millosheviçit janë të njohura për Kosovën.

Musliu në një intervistë për GazetaBlic, shton se fatkeqësia më e madhe është që Kosova dhe Beogradi i kanë dy njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë të mirë për vendet ku ata qeverisin.

Ajo potencon se kemi një kryeministër demagog i cili erdhi në pushtet me kauza të rrejshme ku sot të vetmën kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje është duke bërë mrekulli.

“Kushtet e Vuçiqit dhe ish kushtet e Milloshevicit, janë të njohura për Kosovën, fatkeqësia më e madhe është se në Beograd dhe në Kosovë i kemi dy njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë të mirë për vendet ku ata qeverisi. Një bashkëpunor i Millosheviqit amnistohet në mënyrë absolute nga bashkësia ndërkombëtarë sic është Vuciqi, përderisa ushtarët e UCK sot gjykohen në Hagë dhe në anën tjetër e kemi një politikan, një kryeministër siç është Albin Kurti, një demagog klasik i cili ka ardh në pushtet me kauza të rrejshme dhe sot të vetmën kauzë e ka veriun e Kosovës, gjoja se atje po e shtrin sovranitetin, gjoja se atje është duke bërë mrekulli”, tha Musliu.

Tutje, ajo thotë se suksesi më i madh që ka Kosova në veri është vendosja e pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë që u bë në qeverisjen e Hashim Thaçit.