Të fundit

Kryetarja Sinani priti sot Bejar Fazliun, magjistër i shkencave sportive nga Rainca

Njoftimi i kryetarës Ardita Sinani :

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Kabinetin tim Bejar Fazliun, magjistër i shkencave sportive dhe mjeshtër i karatesë nga Rainca.

Bejari është një laureat i fakultetit, i dalluar si student, e më vonë si profesionist, që ka arritur nivelet më të larta të suksesit në karate, duke fituar titullin mjeshtër i karatesë 7 DAN, e i çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e karatesë tradicionale me seli në Los Angeles të SHBA 🥋

E shoqëruar nga drejtori i Qendrës Sportive në Preshevë, Besim Nasufi dhe këshilltari komunal, Muhamet Mustafa diskutuam për iniciativat e reja me qëllim të përmirësimit të cilësisë së sportit në Komunën tonë, më konkretisht për krijimin e një akademie profesionale të karatesë për Luginën e Preshevës.

Përkrahja dhe bashkëpunimi me talentet si Bejari është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për sportin dhe për rininë tonë 🙌

Sport #Karate #IniciativaTëReja #KomunaPreshevë