Një femër nga Presheva thotë se një person ia ka rrëmbyer vëllain për shkak të një borxhi
Një i mitur shqiptar nga Presheva dyshohet se është rrëmbyer pas në mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, nga një burrë nga Kosova.
Rastin në polici e ka paraqitur motra e të miturit, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja femër shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në Stacionin Policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.