Të fundit

Policia arreston një të dyshuar nga Presheva për marihuanë

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Policisë në Vranjë kanë zbuluar dhe konfiskuar rreth 12.2 kilogramë lëndë bimore e dyshuar si marihuanë në atarin e fshatit Miratoc dhe kanë arrestuar H. D. (1985) nga zona e Preshevës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike si bashkëkryerës, thuhet në raportin e policisë, raporton Titulli.com.


Kur policia ka kontrolluar “kamionin” me targa kroate, të cilin i dyshuari dhe një person tjetër i shpallur në kërkim kanë hyrë në Serbi nga Republika e Maqedonisë së Veriut, kanë gjetur disa pako në kargo dhe kabinën e automjetit me rreth 12.2 kilogramë lëndë bimore për të cilën dyshohet se është marihuanë.

Hetimin e ka kryer prokurori publik kujdestar i Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë dhe zyrtarë policorë, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori./Titulli.com