Ngjarje e rëndë: Shqiptari vr*et pronarin e një lokali në Gjermani
Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Dusseldorfit në Gjermani. Krimi i dhunshëm ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Dusseldorf.
Sipas informacioneve, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjecar. Dy personat mësohet se kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin, raporton Bild.
Por debati i tyre u përshkallëzua deri në pikën ku shqiptari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.