Kamberi, Sinani e Mustafi fillojnë vizitën lobuese në Strazburg
Delegacioni politikë i Luginës së Preshevës pak ditë pasi kanë mbaruar vizitën zyrtare në SHBA janë ftuar për vizitë zyrtare në Këshillin e Evropës në Strazburg
Pas takimeve të shumta me senatorë dhe kongresist në SHBA, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi kanë filluar sot vizitën zyrtare në Strazburg ku janë ftuar nga zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian.
Vizita në Strazburg, ashtu sikur se në SHBA ka karakter lobues për avansimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Ky muaj ka qenë muaj i një angazhimi të jashtëzakonshëm në procesin e avokimit për çështjen e Luginës së Preshevës. Pas Brukselit në ekzekutivin e BE-së, pas takimeve për të bashkëkordinuar qasjen në Senat e Kongresin Amerikan bashkë me avokimin në Strazburg do të përbëjë agjendën më intezive të avokimit për vështirësitë dhe diakriminimin me të cilin po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Lugina e Preshevës kërkon zgjidhje, zgjidhja kërkon miqë, miqtë kërkojnë shpjegime për veprim, veprimi i jep drejtim zgjidhjes.” ka deklaruar Shaip Kamberi
Ardita Sinani, bashkëpjesmarrëse në vizitë në Strazburg, ka deklaruar se ndodhen në Bashkimin Evropian për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve
“Takimet e rëndësishme me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të Këshillit të Evropës si dhe Asamblesë Parlamentare të KiE-së janë pjesë e përpjekjeve tona për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shqiptarëve në këtë rajon” ka deklaruar Sinani
Vizita e delegacionit nga Lugina në BE dhe Këshill të Evropës do të zgjatë tri ditë dhe janë paraparë takime të shumta me zyrtarë evropian