Lajme

Në Bruksel përfundon takimi, por pa marrëveshje për çështjen e dinarit


Petkoviqi ka pretenduar pas takimit se Beogradi ka bërë gjithçka për të gjetur zgjidhje, përcjell albinfo.ch.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv, ai propozim u vlerësua nga Lajçaku si bazë solide për vazhdimin e bisedimeve, e cila edhe një herë tregoi se ne jemi palë që kujdesemi për zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Petkoviq, raporton “N1”.

Sipas Petkoviqi, delegacioni i Kosovës nuk ka komentuar propozimet e BE-së.

“Kjo tregon se nuk kanë dëshirë të gjejnë zgjidhje për dinarin dhe transaksionet e pagesave në territorin e Kosovës”, ka sthuar ai.

Petkoviqi tutje ka deklaruar se ky është tashmë takimi i pestë për çëshjten e dinarit dhe se nuk ka përparim, ndërsa serbët në Kosovë, siç tha ai, “vuajnë dita-ditës për shkak të vendimit të njëanshëm për ndalimin e pagave, pensioneve dhe përfitimet sociale të serbëve”.

Petkoviqi ka paralajmëruar se me t’u kthyer në Beograd do të caktojë takim me përfaqësuesit e QUINT-it për t’i njoftuar me propozimet e Beogradit.