Lajme

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të dashuruar në regjimin autoritar të Kurtit

Lista Serbe përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman Jorn Rode, sa i përket  dorëheqjes së anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale zgjedhore në veri.

Sipas Listës Serbe, “përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të verbuar nga dashuria për regjimin autoritar antiserb të Albin Kurtit dhe nuk i shohin të gjitha lëvizjes e njëanshme të Prishtinës që shkelin sistematikisht të drejtat e popullit serb në Kosovë me qëllim të spastrimit përfundimtar etnik të serbëve nga vatra shekullore”.

“Kujtojmë se serbët me besimin më të mirë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në procesin e zëvendësimit të kryetarëve të rremë, gjë që e treguan me nënshkrimin e peticionit në një kohë rekord dhe me më shumë nënshkrime se sa nevojitej, por që Albin Kurti projektoi një procedurë të tillë referendumi që është e pamundur dhe jo i realizueshëm me qëllimin e vetëm për të mbajtur kryetarë të rremë në karrige. I kujtojmë ambasadorit Rohde se ai ishte i mirëinformuar për të gjitha pengesat dhe kurthet në procesin e sipërpërmendur”, ka shkruar Lista Serbe.

Rohde në një deklarim për Telegrafin ka thënë se dorëheqja e anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale në veri, është presion ndaj qytetarëve në veri.