Ana Bërnabiq zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë
Ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë.
Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan për, ndërsa 5 prej tyre ishin kundër emërimit të saj.
Bërnabiq u propozua nga SNS-ja, partie e cila bashkë me partnerët e saj në listën zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në parlament.
Deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bërnabiqit në krye të Kuvendit.
Propozimi që Bërnabiq të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat qe tri ditë, që u karakterizua me ofendime dhe të bërtitura.