LajmeTë fundit

Stankoviq: Filmi nuk duhet të dëmtoj raportet serbo-shqiptare në Bujanoc

Kryetari i Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë lidhur me ndalesën e prezantimit të filmit “Kufiri I Ballkanit” në Bujanoc ka reaguar duke thënë se duhet ndërmarrë masat ndaj atyre që ndaluan këtë shfaqje në Bujanoc.

“Prezantimi I filmi “Kufiri Ballkanik” është anulua sipas informatave nga autoritetet e komunës me vullnetin e drejtorit të shtëpisë së kulturës në Bujanoc dhe për këtë nuk është njoftuar asnjë përgjegjës në komunën e Bujanocit”, ka thënë Stankoviq në deklaratën e tij, shkruan Titulli.com.

Ai është shprehur se drejtori gjendet në pushime jashtë vendit dhe posa të kthehet duhet të ndërmerren masat e caktuara ndaj personit përgjegjës për këtë vendim.

“Qëndrimi im personal është se prezantimi I këtij filmi në asnjë mënyrë nuk mundet të dëmtojë raportet ndër njerëzore mes serbëve dhe shqiptarëve në këtë komunë.