Bota

Ngrin Amerika dhe Kanadaja, temperatura deri në -45 gradë

Dëborë e ngrica. Kështu po mbyllet java e dytë për perëndimin e Kanadasë dhe veriperëndimin e Shteteve të bashkuara, ku dëbora i ka kaluar tashmë 38 cm dhe shumë më shumë priten në ditët në vijim, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Janë me dhjetëra shtetet amerikane që po përjetojnë temperaturë ekstreme këtë pjesë të dytë të janarit, që duket që do të zgjasë deri në fillim të shkurtit. Miluoki ka ngrirë i gjithi, me rrugët që janë shndërruar në pista kishë ndërsa banorët e Uashingtonit do ta shfrytëzojnë dëborën e parë për këtë dimër gjatë të gjithë fundjavës.

Edhe banorët e Nju Jorkut do të shfrytëzojnë ngricat në rrugë, që duket se vetëm shtohen orë pas orë, teksa një tjetër stuhi pritet gjatë fundjavës. Më shumë se 70 milionë amerikanë janë paralajmëruar për dimrin e ashpër, nga Oregon në Mein.