Zgjedhjet në Serbi, Mustafa: Për 2 mijë vota nuk arritëm ta sigurojmë edhe deputetin e dytë
Të dielen në Serbi u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.Të drejtën për ta zgjedhur përfaqësuesin e tyre e shfrytëzuan edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sipas rezultateve, shqiptarët në Kuvendin e Serbisë do të përfaqësohen nga Shaip Kamberi, i cili ka arritur t’i marrë mbi 13 mijë vota.Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafa.
“Ne e kemi sigurt një deputet. Për 2 mijë vota nuk kemi arritur ta sigurojmë edhe të dytin”, tha Mustafi.
Ai iu përgjigj edhe akuzave të politikanit tjetër në Luginë, kryetarit aktual të Preshevës, Shqiprim Arifit.
Mustafa tha shqiptarët e Luginës ia kanë dhënë përgjigjen Arifit me votë.
“Mes listë së Shaip Kamberi dhe listës së Shqiprim Arifit është 12/1 (12 me 1) Prishtina zyrtare, gjithmonë, e në veçanti Kryeministri Kurti ka qenë dhe është perbashkues. Shqiptarët e Luginës nuk i kanë armiq as në Tiranë e posaçërisht jo në Prishtinë”, tha Mustafa për Klankosova.tv
Shqiptarët e Luginës, patën mundësi që me 17 dhjetor të zgjedhin mes dy listave.
“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” e cila udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.