Lajme

Jep dorëheqje shefi i BIA-s Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë Informative të Serbisë, njoftojnë mediat serbe.

Në një deklaratë për media, Aleksandar Vulin ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja po e kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

“Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkak i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe. Për këtë arsye po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Vulin shtoi se sanksionet e vendosura ndaj tij janë dëshmi e luftës së tij të vazhdueshme për unitetin e serbëve.

“Por vendosja e sanksioneve kundër Serbisë, për të cilat do të përdorej menaxhimi im i mëtejshëm i BIA-s, do të ishte provë e egoizmit tim”, tha Vulin.

Drejtori i BIA-s deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914.

“Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Nëse do të pranonin ta bënin këto, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në të cilat nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund të fundit për drejtësinë sociale”, ka shkruar Vulin.

Siç tha ai, treguesi i parë i korrektësisë së vendimit të tij do të jenë “deklaratat hipokrite të zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së”, në të cilat, shton ai, do të betohen se nuk kanë dashur as të vendosin sanksione ndaj Serbisë.

Vulin shtoi se dorëheqja e tij nuk do të ndryshojë politikën e SHBA dhe BE ndaj Serbisë, por do të ngadalësojë kërkesat dhe shantazhet e reja.

Ata nuk morën sanksione kundër Rusisë, nuk morën njohjen serbe të Kosovës, por morën një kokë serbe”. Refuzoj të bëhem pjesë e histerisë anti-ruse dhe antiserbe për shkak të çdo pozicioni, të mos më interesojë më për Republikën Srpska dhe mbijetesën e saj dhe të mos besoj në pashmangshmërinë e bashkimit të serbëve dhe krijimin e botës serbe. Unë refuzoj të heq dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe vëllazërisë me Rusinë dhe Kinën”, thotë Vulin.

Ai thotë se kjo është një fitore e vogël për SHBA-në dhe BE-në, por edhe fitoren e tij të madhe sepse siç thekson ai ka dëshmuar se për Serbinë dhe popullin serb ia vlen çdo sakrificë.

PVulin falënderoi presidentin Vuçiq për mundësinë për të “mbrojtur serbët dhe Serbinë” dhe i kërkoi atij “të mbetet presidenti i të gjithë serbëve, lideri i fundit i lirë në Evropë, për krenarinë e të gjithë serbëve”.
Shpresoj se në këto zgjedhje do të luftojmë së bashku për Serbinë e lirë”, ka përfunduar Vulin.