Shqipëri

Meta: Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, do të shkoj në SPAK kurdo që të më thërrasin

I pyetur se a ka një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA dhe për CEZ-DIA, Ilir Meta është shprehur se këto janë tema shumë të lodhura teksa ka shtuar se ai nuk ka asnjë shqetësim nga drejtësia.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Ilir Meta ka thënë me bindje të plotë se do të shkojë në SPAK kurdo që ta thërrasin.

Këto janë lajme tërësisht banale sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm fakti që Ilir Meta të shkojë tek SPAK sepse ka qenë gjithmonë dhe ky është një dallim i plotë i Metës. Kam qenë në SPAK si këllëzues me letra, dokumente, kurrë nuk jam thirrur si kallëzues, ai ka qenë interesi i tyre. Kam qenë edhe si person në dijeni dhe do të shkoj kudo që të më thërrasin sepse nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Ilir Meta “fap e far”, çështje të tilla nuk ekzistojnë. Kam treguar se kush e respekton ligjin dhe kush e shkel atë”.

Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se sipas tij, reforma e drejtësisë është shndërruar në “Rama-formë”.

“Unë për hir të së vërtetës, gjatë këtyre 2-3 javëve për disa arsye të çështje të shëndetit nuk kam qenë i angazhuar publikisht, unë dua të ju them me bindje të plotë se duhet të ruajmë kujtesën në mënyrë që të jemi të vërtetë dhe kujtesa është që reforma u miratua me 140 vota, por reforma u shndërrua në Rama-formë sepse çdo gjë u bë në kundërshtim me Kushtetutën dhe do jua them pa u lodhur. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota. A e harruat gjyqtaren që u betua tek Lana? Gjykata Kushtetuese u kërkon qeverisë dhe jo Parlamentit kur ka ndonjë kërkesë sepse ka lidhje direkte me qeverinë. Kjo është situata me sistemin e drejtësisë. Unë nuk dua të mbaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK-ut sepse ne dimë që reforma u bë që t’i jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në dosjet e tyre që ata të ndikoheshin sa më pak nga drejtuesit e këtij sistemi. Mbështetjen më të plotë për ata që respektojnë ligjjn, që ju rezistojnë presioneve apo të botës së krimit, dhe për të gjithë ata që sillen si vartës së Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, të mos presin duartokitje kur shkelin ligjin”, ka thënë Meta.