Deklarohet Shaip Kamberi lidhur me heqjen e paraburgimit të Millan Radoiçiqit
“Lirimi i Milan Radoiçiqit, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për ngjarjet në Banjskë në veri të Kosovës, tregon se kush është shteti në shtet”, ka thënë për “Danas” kreu i Partisë për Veprim Demokratik dhe Deputeti Shaip Kamberi.
“Edhe paraburgimi i tij, sipas krimit të përshkruar, që në fillim është një farsë e thjeshtë apo një manovër e thjeshtë e Vuçiqit për të blerë kohë”. Kjo është edhe një dëshmi e pakundërshtueshme se pas aksionit terrorist në Banjskë në veri të Kosovës qëndron shteti, dhe ata e dinë se “shteti është ai”, vlerëson Kamberi për “Danas” dhe shton.
“Dje ai u ndalua për arsye se mund të “arratisej”, kështu që meqë ajo arsye është zhdukur sot, Serbia ngadalë por me siguri po rrëshqet drejt vendit të “sponzoruesve të terrorizmit”. Nëse edhe kjo nuk mjafton për Perëndimin, atëherë mendoj se ata nuk do të presin që të ndodhë një Raçak i ri apo një Srebrenicë e re”, thotë Kamberi.