Lajme

Prokuroria në Beograd për Radojiçiq: Për 9 muaj bleu armë nga Bosnja e Hercegovina, i dërgoi në Kosovë

Milan Radojiçiq është intervistuar sot për vepra që kanë të bëjnë me krime si “shoqatë me qëllimin për të kryer akte kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi ilegal i armëve dhe substancave eksplozive” dhe “krime serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.

Sipas mediumi “Kossev”, ish-nënkryetari i Listës Serbe që mori përgjegjësinë si organizues i sulmit terrorist në Kosovë, ka mohuar këto akuza.

Zyra e Prokurorit në Beograd, raportohet se ka konfirmuar se Radojiçiq është marrë në pyetje sot.

Ai është intervistuar nën dyshimet që, tani për tani, me disa persona të panjohur, ka kryer krimin e “shoqatëës për qëllim të kryerjes së veprave kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi i armëve si dhe substancave eksplozive”, si dhe “akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme.” – citohet të ketë thënë Zyra e Prokurorit.

Kjo zyrë, deklaron se Radojiçiq akuzohet që blerë armët nga Bosnja e Hercegovina në një periudhë prej nëntë muajsh këtë vit, të cilat më pas i ka transportuar në Kosovë, kështu që në fund të muajit shtator ka vendosur në rrezik njerëzit e fshatit Banjska.

“Sipas hetimeve, Radojiçiq dyshohet që nga janari 2023 deri në shtator ka blerë armë, municion dhe pajisje ekspolozive me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla në Bosnjë e Hercegovinë, të cilat më pas i janë dërguar atij në Beograd…të cilat më pas ai i ka transportuar dhe i ka vendosur në disa lokacione në territorin e Kosovës ku i ka fshehur në ndërtesa të braktisura si lideri i një grupi me disa persona të panjohur…” – thuhet tutje.