Maqedoni

Tronditet Kumanova: Burri vret gruan e vjehrrën dhe më pas veten

Një 46-vjeçar vrau gruan dhe nënën e saj, ndërsa më pas u vetëvra duke u hedhur nga ndërtesa në rrugën “Leskovcit” në Kumanovë, ku banonte familja.

“Sot, më 25 gusht, rreth orës 12:45, policia pas një njoftimi kallëzim kanë gjetur të ndjerën E.A.J (40) dhe nënën e saj P.N., e cila më parë ishte vrarë me thikë nga D.J. (46), në një banesë në Kumanovë. Më pas vrasësi me inicialet D.J. është vetëplagosur dhe është hedhur nga dritarja e banesës”, njofton policia.

D.J. është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë.