Lajme

Pritje shumë e gjatë në Merdar

Mbi katër orë qytetarë të shumtë po presin në pikën kufitare në Merdar për të dalë nga Kosova.

E, të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Menaxhimin Kufitar, një orë qytetarët po presin për të dalë edhe nga Mutivoda.

Ndërkaq, kolonat janë 2000 metër në Merdar e 1000 te Dheu i Bardhë.

Përgjatë javëve të fundit vazhdimisht qytetarët kanë pritur me orë për të dalë nga vendi, kryesisht për shkak të fluksit të madh me ardhjen e mërgimtarëve.