Vuçiq premton bashkimin e hekurudhave me Maqedoninë dhe investim në atë të Preshevës
Presidenti i Republikës Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në manastirin e Prohor Pçinjskit dhe takimit me presidentin maqedonas, Steve Pendarovski, u ka premtuar qytetarëve të Serbisë jugore bashkimin e hekurudhave me atë të Maqedonisë së Veriut.
Hekurudhat tona duhet të jenë të lidhura infrastrukturore, sepse kjo do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se shkëmbimi tregtar i jashtëm ndërmjet dy vendeve tona në nivel vjetor arrin në 1.5 miliardë euro, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë paralajmëroi rindërtimin e hekurudhës në rrugën drejt Maqedonisë së Veriut.
Rindërtimi i hekurudhës në Preshevë do të kushtojë 450 milionë euro, ndërsa për rindërtimin e hekurudhës nga Nishi në Brestovc në gjatësi prej 23 kilometrash janë investuar gati 70 milionë euro, tha Vuçiq.