Goditja ‘Nën Rrip’ e Edi Ramës për Albin Kurtin
Shkrun: Shenoll Muharremi
Nuk bënë mos me marrë pjesë në takime rajonale. Komunikimi nuk ndërpritet as në luftë mes armiqëve. Mos komunikimi nuk është mjet në diplomaci. Takimet bëhen me shku atje dhe me e paraqitë pozicionin dhe shqetësimin tënd. Kështuqë Kurti nuk ka bërë mirë që nuk shkon në Tiranë.
POR, në të njejtën kohë e kuptoj. Nuk e përkrahi veprimin, por e kuptoj qëndrimin. Edi Rama e ka goditur Albin Kurtin nën rrip ku nuk duhet. Vëllau nuk e godet vëllaun nën rrip. Ja ka anuluar takimin unilateralisht në mes të natës vetëm me e ba Kurtin mu duk keq në Kosovë, Serbi dhe në botë. Edhe me Vucicin ka ndejt e buzëqesh më shumë sesa me Kryeministrin e Kosovës. Sa për mua le te buzëqeshet sa te doj në Beograd, nuk me ka borxh asgjë.
Edi Rama ka minuar autoritetin e Albin Kurtit sa herë ka pas mundësi. Ai nuk ka asnjë pikë kredibiliteti në lidhje me Albin Kurtin dhe qeverinë aktuale të Kosovës. Tek unë privatisht ka si Kryeministër i Shqipërisë. Ka punuar me gjithë botën për ta ndëshkuar Kurtin. Albini i ka pas gabim veprimet në veri, edhe përkrahjen time e ka humbur. Por Edi Rama mos të hatrohet, le të mëson. Le të kuptoj që vëllau, sidomos i vogël dhe në pozitë të keqe përtoke nuk goditet. Ai ndihmohet. Edi Rama ndoshta ka pas dëshirë me e ndihmuar Kosovën, mesiguri se po.. por mënyra si ka vepruar dhe qasja e arroganca e tij ndaj Albin Kurtit i ka ndarë ata përgjithmonë. E ka humbur partnerin.
Mos të ju mbtet hatri, mos e kritikoni kryeministrin e Kosovës. Sidomos ju që nuk e denuat dhe ju gëzuar anulimit të takimit të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Historia mund të denoj Edi Ramën për atë anulim, se ai e bëri në mes të natës, pa paralajmërim dhe vetëm e vetëm për ta goditur Albin Kurtin. Aty ku ishte dhimbja më e madhe dhe më e rëndë. Goditje nën rrip.