Sinani: Pushtetit lokal në Preshevë, është dëshmuar se i mungon një koncept i qartë e zhvillimor i qeverisjes
Ardita Sinani nëpërmjet një statusi në profilin e saj në facebook, ka reaguar në lidhje me pushtetin lokl në Preshevë.
Sipas Sinanit pushteti lokal e ka dëshmuar se i mungon një koncept i qartë e zhvillimor i qeverisjes
Reagimi plotë :
Pushteti lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetari i Komunës është dëshmuar se i mungon një koncept i qartë e zhvillimor i qeverisjes.
Madje, kohës së fundit, përveç se po degjeneron çdo ditë e më shumë me paraqitjet e tij skandaloze, ka harruar se në atë pozitë në të cilën është, edhe pse të kontrabanduar, është për të zgjidhur politika lokale e jo për çështje që i përkasin rajonit.
E me pushtetin lokal, kryetari me korrespondencë i Komunës, meqë shumicën e kohës është me pushime jashtë Preshevës, merret vetëm me prokurime publike të projekteve me procedurë të shpejtë.
Për ata që nuk e dijnë, te prokurimet publike të projekteve me procedurë të shpejtë, vlera e projektit nuk guxon të tejkaloj vlerën prej 3.000.000 dinarëve.
E ky pushtet i kontrabanduar nga binomi Arifi & Salihu për periudhën 2 mujore, kanë shpallur prokurime publike për 12 projekte me procedurë të shpejtë.
Siç do ta shihni edhe në dëshmitë me fotografi, të 12 projektet kanë një gjë të përbashkët.
Të gjitha e kanë një vlerë – 2.980.000 dinarë, edhepse nuk kanë asgjë të përbashkët…disa janë shtrim i rrugicave me pllaka, disa me vendosje të pengesave e disa rregullim të stadiumeve.
Është rast i paprecedent që 12 projekte që nuk janë të një natyre të kenë koston e njejtë. Edhe atë për vetëm 20.000 dinarë më pak se sa vlera maksimale.
Dhe qytetarët tanë mund ta paramendojnë se një udhëheqje e tillë e paaftë në menaxhim me probleme lokale, sa është e aftë të merret me probleme rajonale.