Bota

Medvedev: Bota do të ballafaqohet me katastrofë nëse Wagner merr në dorë armët bërthamore ruse

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se bota do të jetë në prag të katastrofës nëse armët bërthamore ruse bien në duart e Grupit të Wagnerit.

Tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Medvedev tha se nuk do të lejojnë që një kryengritje të kthehet në një grusht shteti ose një krizë globale, shkruan Skynews duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve ruse TASS.

Më herët është raportuar nga AP, se mercenarët e Wagnerit janë futur në provicën e Lipetskut, pasi gjatë natës u futën në Rostov, siç thanë pa shkrepur asnjë plumb.