Nagip Arifi tregon kërkesat që shtruan në Parlamentin Evropian për Luginën e Preshevës
Një delegacioni nga Lugina e Preshevës, ka filluar në Bruksel një vizitë treditore dhe do të zhvillojë takime në Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili po ashtu ndodhet në Bruksel, në një lidhje direkte për Tëvë1, tha se takimet e sotme i kanë filluar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Crammon dhe raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbi, Vladimir Bilçik, shkruan teve1.info përcjell rtvpresheva.com
“Sot patëm një agjendë të ngjeshur, takimi i parë filloi me Viola Von Crammon dhe Vladimir Bilçik. Ishte një takim i përbashkët dhe i mirë, e patëm mundësinë ta diskutojmë situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe besoj që kemi arritur qëllimin tonë. Te takimi po sa i përfunduar ishte me eurodeputetin nga Austria, Lukas Mandl, i cili po ashtu është një mik i madh i shqiptarëve. E njoftuam për situatën politike, shoqërore dhe problemet që i kanë shqiptarët në Luginë në Preshevës”, deklaroi Arifi në emisionin “Ditari”.
Më tej, Arifi tregoi disa nga kërkesat e tyre kryesore karshi përfaqësuesve institucional të BE-së.
“E rëndësishme është që të gjithë përfaqësuesit e Luginës janë njëzëri. I kemi hapur katër çështje deri më tani. Çështja e parë ka të bëjë me pasivizimin e shqiptarëve nga gjendja civile nga ana e organeve shtetërore të Serbisë, tema e dytë është mos zhvillimi ekonomik, çështja e tretë është mos pranimi i diplomave të të rinjve shqiptarë të cilët kryejnë fakultete të Republikës së Kosovës dhe tema tjetër është moskyçja e shqiptarëve në organe shtetërore”, theksoi tutje Arifi.
Kujtojmë që në takime do të ngritët problematika e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit