APN nuk do ta pranojë që ta udhëheqë Organin e Përkohshëm në KKSH
Pas Partisë për Veprim Demokratik dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik edhe Alternativa për Ndryshim është deklaruar se nuk do ta pranojë që ta udhëheqë Organin e përkohshëm në Këshillin Nacional që pritet të emërohet nga Ministri serb i pushtetit lokal
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i APN-së, Arbër Pajaziti i cili ka postuar në rrjetet sociale se “Për të gjithë skeptikët:
APN nuk ka emra për organ të dhunshëm në KNSh.
Kjo vlen edhe për shpifsat”
Kujtojmë se edhe dy subjektet tjera PVD dhe LPD janë deklaruar se nuk duan ta udhëheqin Organin e përkohshëm në KNSH të emëruar nga ministri serb