Profesorin Mevlan Halmi nuk e ndal as pensionimi, mban orë muzike në disa shkolla vullnetarisht
Profesori i muzikës Mevlan Halimi, edhe pse 69 vjeçar ai nuk i ndalet këndimit dhe tingujve të muzikës për nxënësit, transmeton Ministria e Lajmeve.
Halimi ka disa vite që edhe pas pensionimit të tij, vazhdon të mbajë orë muzike nëpër disa shkolla të Kosovës, me fëmijët nga klasa e parë deri me klasat e pesta.
Profesori është shprehur se këtë veprim e bën me shumë pasion, dëshirë e vullnet falas, e për këtë gjë pozitive dhe produktive nga profeosr Mevlani, janë shprehur falënderues mësimdhënësit e shkollave të ndryshme në Kosovë, që sipas tyre të vegjëlit kanë mësuar shumë nota e tinguj muzikorë dhe kjo gjë u’a ka lehtësuar atyre edhe më shumë punën atyre falë angazhimit të profesor Mevlanit/ministrialajmeve.com