Lajme

Daçiq: Nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë, prioritet i yni do të jetë tërheqja e njohjeve të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk planifikon t’i vendosë sanksione Rusisë.

Daçiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Beta”, ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ndërsa ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Këtë e vlerësojmë në përputhje me interesant tona. Në këtë moment nuk është interesi ynë, sepse pos anës ekonomike, mund të ketë efekt të dëmshëm edhe për mbështetjen politike kur është fjala për Kosovën e M. Siç tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ne do ta vlerësojmë se ku është kufiri deri ku mund të përballojmë presionin e Perëndimit. Kufiri deri kur bëhet e padurueshme”, tha Daçiq, i pyetur për presionet që po i bëhen nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë.

Daçiq ka folur edhe për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

“Është e qartë se BE-ja e mat rrugën tonë drejt anëtarësimit me suksesin në dialogun me Prishtinën. Serbia mund të përparojë në reforma sa të dojë, por nëse nuk ka përparim në dialog me Prishtinën, s’do të ketë as përparim në integrime evropiane. Mirëpo, edhe nëse arrijmë një marrëveshje të caktuar me Prishtinën, askush nga BE-ja nuk është në gjendje të thotë se çfarë do të merrnim nga kjo”, tha Daçiq.

Ai ka kritikuar Kurtin duke thënë se “e ka shkelur pafundësisht Marrëveshjen e Brukselit”.

Ajo që po bën Kurti është përpjekja e dështuar për të shkatërruar gjithçka që është ndërtuar deri më tash e për ta kthyer situatën në vitin 2008, kur ata ishin të bindur se e ashtuquajtura pavarësi e tyre ishte punë e kryer”, tha Daçiq.

Ministri serb ka folur edhe për televizionin serb “TV Prva”. Ai ka thënë se prioritet këtë vit e ka tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Në javët e para të këtij viti presim të që dhjetëra vende do t’i tërheqin njohjet, tërheqje për të cilat kemi paralajmëruar”, tha Daçiq.