LPD kërkon vendin meritor në KKSH
Lëvizja e Progresit Demokratik, gjatë zgjedhjeve të fundit në Këshillin Kombëtar Shqiptar, tregoi një sukses, duke u treguar një faktor në formimin e qeverisjes së re të këtij institucioni të lartë politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kreu drejtues i LPD-së, Shqiprim Musliu dhe kandidati për kryetar të mundshëm në KKSH, Nevzad Luftiu, në pronocimet e tyre, janë deklaruar se kërkojnë kreun e këtij institucioni, përndryshe do të mbeten në opozitë.
Disa parti politike një paraqitje të tillë publike, po e marrin si kushtëzim për zvarritjen e formimit të qeverisjes së KKSH, e cila nuk mund t’i ikë afateve kohore për konsituim.
Po këto parti sikur po harrojnë se LPD, që nga zgjedhjet e para demokratike në Bujanoc, ka udhëhequr me organin më të lartë të pushtetit lokal me Asamblenë komunale deri ne vitin 2020, dmthplot 18 vjet.
Në zgjedhjet e fundit të 2020, koalicioni i ashtuquajtur i unitetit shqiptar ia mori mandatin e kryetarit të Kuvendit Komunal LPD-së, po ashtu edhe një vit pa mbaruar mandatin KKSH, ia marrin mandatin kësaj partie të cilën e udhëhiqte lideri i kësaj lëvizje, i ndjeri Jonuz Musliu.
Këto parti politike për ta korrigjuar gabimin politik të bënë ndaj LPD-së, duhet t’ia kthejnë borxhin, duke ia ofruar vendin meritor LPD-së në KKSH, të cilën ajo e treguar me aktivitete konkrete në fushën e angazhimeve politike për realizimin e kërkesave shekullore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, për zgjidhjen e përdorimit me ligj të simboleve kombëtare, dygjuhësisë, integrimit të shqiptarëve në institucionet lokale dhe qendrore, nostrifikimin e diplomave nga Kosova, si dhe risocializimin e ish ushtarëve të UCPMB-së, njërës nga kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë shqiptare.
Zijadin Rashiti, ish kryeredaktor i RTV Bujanoci