“Në dy dekadat e fundit kemi pasur disa raste të fluturimeve me avionë luftarakë, siç ishte rasti në Preshevë”
Deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi ka vlerësuar se rrëzimi i një avioni pa pilot është shkelje e Marrëveshjes Teknike Ushtarake të lidhur në vitin 1999 në Kumanovë.
Kamberi ka thënë për gazetën Danas se nuk është i sigurt se ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes dhe presidenti i Serbisë e kanë lexuar Marrëveshjen Teknike Ushtarake nga Kumanova në vitin 1999, kur u krijua Zona e Sigurisë Tokësore, e cila përfshin ndalimin e fluturimeve.
- Zona e sigurisë tokësore përfshin ndalimin e të gjitha llojeve të përdorimit të hapësirës ajrore nga Forcat e Armatosura Serbe. Në dy dekadat e fundit kemi pasur disa raste të fluturimeve me avionë luftarakë, siç ishte rasti në Preshevë. Për mua, kjo është shkelje drastike e Marrëveshjes Ushtarake Teknike nga Kumanova, të cilën e kanë nënshkruar përfaqësuesit e Ushtrisë Jugosllave me krerët e KFOR-it, dhe ai dokument nuk është rishikuar asnjëherë deri më tani- tha Kamberi.
Ai shtoi se në zonën e KZB-së në jug të Serbisë, në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, “në njëzet vitet e fundit rregullisht janë përdorur mjete ajrore pa pilot, të cilat sot sot quhen dron, dhe e gjitha në përputhje me “Marrëveshjen Ushtarake Teknike nga Kumanova, e cila edhe sot e kësaj dite”, siç ka thënë ai, “nuk ka pasur asnjë aneks të vetëm ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it”.