Kryesore

Sinani: Marrëveshja e sotme mes Qeverisë Kurti dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar lajm i mirë për Luginën

Këshilltarja e Kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani konsideron se marrëveshja e memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Shqiptar Shqiptar është një rast hitorik për shqiptarët Luginës së Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Sinanit:

Lajm i mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ashtu siç u dakorduam me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti që nga emërimi në detyrën e Këshilltares Politike, sot u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi.

Përmes këtij Memorandumi, të nënshkruar nga Kryeministri Kurti dhe kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi, shqiptarët e Luginës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar do të përfitojnë përkrahjen financiare për ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

Në bazë të këtij Memorandumi, Këshilli Kombëtar Shqiptar obligohet që të operacionalizojë Fondin për mbështetje financiare për Luginën.

Pafundësisht falënderuese Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjegjësisht kryeministrit, z. Albin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.