Kryesore

Regjistrimi popullsisë/ Vuçiq thotë se shqiptarët po i regjistrojnë edhe personat që me vite nuk jetojnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se pas regjistrimit, i cili është në vazhdim, nuk do të dihet më numri i saktë i shqiptarëve në Serbi, sepse shumë familje në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.

“Ajo që aktualisht është e shënuar dhe ajo që qëndron gjatë natës, sigurisht që nuk është i njëjti numër. Babai dhe nëna raportojnë dy fëmijët e tyre që nuk jetojnë prej 4 vitesh, por ndodhen jashtë vendit. Dëshira jonë është që të gjithë të kthehen në Serbi, të gjithë janë qytetarë të Serbisë dhe është mirë që të punojnë e jetojnë këtu sepse kontribuojnë në GDP-në e vendit tonë – tha Vuçiq.