Delegacioni nga Lugina e Preshevës sot u mirëpriten nga senatori Robert Menendez
Gjatë ditës së sotme delegacioni nga Lugina është pritur në Senatin amerikan nga senatori Robert Menendez.
Deputeti, Shaip Kamberi pas takimit me senatorin ka deklaruar se “Sot u pritëm në zyrën e senatorit Robert Menendez. Na ndëgjuan me kujdes dhe interes.Konfliktet e vogla nuk duhet lënë të shndrrohen në probleme të mëdha”.
Kujtojmë se Liderët nga Lugina kanë realizuar takime të frytshme në SHBA, ata u pritën edhe nga i dërguari i Presidentit Biden për dialogun Kosovë-Serbi zotin Escobar i cili sot po qëndron në Kosovë./rtvpresheva.com