Zjarri kaplon urën e vetme që lidh Krimenë me Rusinë
Një zjarr i madh ka shpërthyer në urën hekurudhore midis gadishullit të Krimesë dhe Rusisë në orët e para të së shtunës.
Media shtetërore ruse thotë se një rezervuar karburanti është në flakë, pa specifikuar shkakun, raportoi BBC-ja të shtunën.
Pamjet tregojnë një tren në urën hekurudhore të ngushticës Kerç të djegur, me urën rrugore ngjitur që gjithashtu dukej se ka pësuar dëmtime.
Krimea u aneksua në vitin 2014 nga Moska, e cila tani përdor urën 19 km të gjatë për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë. Ura llogaritet të jetë më e gjata hekurudhore në Evropë.
Një këshilltar i kreut të Krimesë, i cituar nga agjencia shtetërore ruse Ria Novosti, tha se po punohet për shuarjen e zjarrit.
Ura e Krimesë thuhet të jetë një objektiv kyç për forcat ukrainase që kanë sulmuar logjistikën ruse.
Ura përtej ngushticës Kerç u hap nga presidenti rus, Vladimir Putin në vitin 2018, katër vjet pasi Moska aneksoi ilegalisht Krimenë.