Kryesore

Dy të rinj me prejardhje nga Lugina, aksidentohen në Zvicër

Akksidentohen dy të rinj shqiptarë në Zvicër, me prejardhje nga Lugina e Preshevës (Bujanoci dhe Presheva), njëri pëson lëndime të rënda, tjetri është jashtë rrezikut për jetë.

Natën e së mërkures në rrugën Cyrih – Bern, janë aksidentuar dy të rinj shqiptarë të moshës 22 dhe 21 vjeç, e që me prejardhje janë nga Bujanoci.

Sipas informacioneve të redaksisë sonë, njëri nga të lënduarit, është në gjendje më të rëndë dhe po trajtohet në intenzivë, derisa ngasësi i automjetit, ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.

Megjithate, lajmi i disa faqeve në facebook dhe instragram, që njëri nga të aksidentuarit ka vdekur, nuk është i vërtetë, dhe se në automjet kanë qenë vetëm dy të rinj, dhe jo tre sa i kanë paraqitur./luginalajm