Të fundit

Sinani: Lugina tani ka adresë të posaçme në Qeverinë e Kosovës

Ardita Sinani: Beogradi ka zyrë, buxhet dhe planprogram për Luginën e Preshevës, madje edhe për serbët e Kosovës .

Është e rëndësishme që tashmë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka adresë të posaçme institucionale në Republikën e Kosovës. Pas buxhetimit të Luginës së Preshevës nga Republika e Kosovës, funksionalizimi i këtij mekanizimi qeveritar të Republikës së Kosovës fuqizon institucionalizimin e trajtimit të Luginës së Preshevës edhe si punë sistematike shtetërore.

Emrat e drejtuesve të institucioneve ndërrohen, me rëndësi është të funksionalizohen dhe zhvillohen institucionet. Pra, që tashmë kemi zyre si Luginë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Të punojmë bashkërisht për ta zhvilluar.
Krijimi dhe funksionalizimi i infrastukturës institucionale në shërbim të bashkëkombësve që jetojnë jashtë kufijve administriv është praktikë e shteteve demokratike; evropiane dhe përtej.

Ka 20 vjet që Beogradi e ka zyrë, buxhet dhe plan e program për Luginën e Preshevës, madje edhe për Kosovën (serbët e Kosovës).
Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është adresa zyrtare e Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës. Jemi në shërbim të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pa përjashtim.

Lugina e Preshevës ka probleme të shumta për shkak të diskriminimit dhe shtypjes sistematike. Rrjedhimisht bashkërendimi i Republikës së Kosovës me Luginën e Preshevës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Të ecim tutje për t‘i përmirësuar dhe përparuar të drejtat dhe mirëqenien e të gjithëve në Luginën e Preshevës.