Të fundit

Arrestohet preshevari për posedim të armëve dhe drogës 

Anëtarët e MPB-së në Vranjë arrestuan A. A. (1980) nga komuna e Preshevës. Sipas policisë A.A. është arrestuar për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepra penale të prodhimit, mbajtjes, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Preshevës policia ka gjetur një pushkë M 95, një pistoletë 8 milimetra me kornizë dhe tre fishekë si dhe një revole 22 milimetrash.

Gjithashtu policia gjeti një sasi të vogël lënde të dyshuar si heroinë. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.