PD fton qytetarët për regjistrim të popullsisë dhe është e gatshme për zgjedhjet e KNSh-së
Partia Demokratike ka mbledhur sonte Këshillin Qendror të saj për të diskutuar rreth dy pikave të rendit të ditës:
- Përgatitja për regjistrimin e popullësisë
- Përgatitja për zgjedhjet për KNSh
Në pikën e parë të rendit të ditës, në diskutim e sipër u theksua rëndësia e madhe e regjistrimit të popullësisë dhe nevoja për organizim sa më të mirë, që të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë që të regjistrohen. Për këtë rast, ajo fton qytetarët e Luginës së Preshevës që gjatë muajit tetor prej kur fillon regjistrimi, t’iu përgjigjen sa më masovikisht regjistrimit.
Derisa, gjatë diskutimit rreth pikës së dytë të rendit të ditës që ka të bëjë me përgatitjet për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar që do të mbahen më 13 Nëntor 2022, anëtarët e Këshillit Qendror të PD-së njëzëri u dakorduan për pjesëmarrje në këto zgjedhje, kurse vendimi nëse do të dalë e vetme apo do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor me ndonjë parti tjetër do të merret në mbledhjen e ardhshme.