Bujanoc: Bujqëve u paguhen mjetet për subvencione
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se ka nënshkruar urdhëresën për pagesën e 8.323.498,48 dinarë, apo 71.000 euro për 118 bujqit e komunës, të cilët janë përfitues të subvencioneve në fushën e bujqësisë dhe bletarisë.
“Shpresoj që makinat dhe pajisjet tjera bujqësore të shërbejnë për rritjen e rendimenteve bujqësore.
Përveç kësaj, këtë vit kemi ndarë edhe për 4 milionë dinarë për mbarësimin artificial të kafshëve”, ka shkruar Arifi në Facebook.