Zvogëlohen të ardhurat e anëtarëve të Këshillit Komunal në Preshevë
Kryetari i komunës Shqiprim Arifi, zvogëlon pagat për Këshilltarët e Këshillit Komunal, nga 60.000 në 29.000 dinarë”, njofton faqja zyrtare e komunës së Preshevës në Facebook.
“Gjatë qeverisjes së kaluar, pagat e pjesëtarëve të Këshillit Komunal nuk korresponduan me nivelin e përgjithshëm të pagave në vend, duke krijuar hendek mes të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit”, thuhet në njoftim.
“Në kuadër të projektligjit për paga, kryetari Arifi propozoi që pagat e dyfishuara nga qeverisja Ardita Sinani të përgjysmohen.
Vendimi do të jetë në fuqi sipas rregullores dhe normave dhe jo si bazë e përcaktimeve individuale të personave që bartin pozita. Me këtë, kufizohet shpenzimi i tepruar i parasë publike dhe barazi në institucione”, përfundon njoftimi.