Vuçiq fton Dritan Abazoviqin t’i bashkohet ‘Ballkanit të hapur’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ftoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut
Më 25 maj, Vuçiç u takua me Abazoviçin, teksa të dy liderët po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Forumi në Davos, që nisi më 22 dhe do të zgjasë deri më 26 maj, po mbahet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviçin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të hapur’ në Ohër”, tha Vuçiç përmes një postimi në Instagram.